Si funksionon

ADDO është një aplikacion ndryshe nga të tjerët, ku çdo shofer mund të përdor makinën e tij personale për të fituar para...

  • Shkarko aplikacionin nga Google/App Store
  • Rregjistrohu si Shofer ose si Pasagjer
  • Vendos destinacionin ku deshiron te shkosh
  • Rezervo makinen me afer jush
  • Kryeni pagesen (Kesh / Karte krediti, debiti dhe Paypal)
  • Mberrini ne destinacion shpejt dhe lire

ADDO eshte kudo dhe në çdo kohë

Lëvizjet e përditshme nëpër qytet. Doni te shkoni ne aeroport herët në mëngjes. Festoni deri natën vonë dhe ju nevojitet nje makine per t'u ktyer ne shtepi.

Kudo që të shkosh, gjen ADDO për një udhëtim te shpejte dhe lire.

Me kosto të ulët për udhetimin tuaj ne distanca te shkrutra apo te gjata

Ju gjithmonë mund të kërkoni taksi me çmime të lira. Por është e vështirë dicka e tillë dhe më shumë do humbisni kohë duke kërkuar.

ADDO i shërben të gjithëve me cmime të përballueshme duke marr parasysh koston e jetesës në Shqipëri.

Siguria në fillim

Çdo pasagjerë duhet të përdor masat e sigurisë për jetën e tij, duke përdorur rripin e sigurimit.

ADDO është projektuar për sigurinë tuaj...

Çdo shofer i ADDO-s duhet të përmbush kriteret tona në të cilat më i rëndesishëm është që të siguroj pasagjerin e tij duke e detyruar të vendos rripin e sigurimit, në të kundert pasagjeri nuk mund të vazhdoj udhëtimin e tij nëse nuk i bindet rregullave të qarkullimit rrugor të cilat do të citohen nga shoferi para nisjes së udhëtimit.